Superliga/ Tirana nuk gabon, skenari për t’u shpallur kampion që të dielën

Superliga/ Tirana nuk gabon, skenari për t’u…

Kryeqytetasit më pranë titullit.

Tirana ka mundur 2-0 Flamurtarin në një ndeshje pa shumë histori, me vlonjatët tashmë të rënë nga kategoria prej muajsh. Bardheblutë shënuan nga një gol për pjesë.

Fillimisht me talentin Muçi në të 20’ me penallti, e më pas në të 67’ me anë të Ismajlgecit.

Kur i duhen edhe dy ndeshje për të mbyllur kampionatin, skuadra e drejtuar nga Egbo mund të shpallet kampione që të dielën, nëse Kukësi mundet nga Vllaznia në Shkodër.

Në të kundërt, fitorja në ndeshjen e ardhshme kundër Laçit do t’i jepte edhe matematikisht titullin.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Skënderbeu fitoi minimalisht në Gjirokastër, falë golit të Krasniqit në pjesën e dytë, duke iu afruar Laçit në renditje në luftën për vendin e tretë që garanton kualifikimin për në Europa League.

Përveç Vllaznia-Kukësi. të dielën zhvillohen edhe sfidat e tjera të Kategorisë Superiore, Bylis-Laçi dhe Teuta-Partizani.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit