Supermarketet në Shqipëri urojnë besimtarët myslimanë: Përfitoni ulje për mish derri dhe alkool

Supermarketet në Shqipëri urojnë besimtarët myslimanë: Përfitoni…

Në festën e Fiter Bajramit, disa supermarkete në Shqipëri kanë uruar besimtarët myslimanë duke i ofruar ulje çmimesh për të blerë proshutë, sallam dhe mish derri, si dhe pije të ndryshme alkoolike. Këto produkte janë reklamuar duke shkruar “Gëzuar Bajramin” ose “Festojmë së bashku”. Ky është një ofendim që i bëhet këtij komuniteti besimtarësh, të cilët produktet e mishit të derrit e kanë të ndaluar t’i konsumojnë, po ashtu edhe pijet alkoolike.

“Supermarket Xhangolli” dhe “Supermarket Bio” kanë qen disa nga subjektet tregtare që në listën e produkteve me ofertë për besimtarët, kanë futur edhe produktet e ndaluara për konsum.

Për shembull, “Supermarket Xhangolli”, ofron nga 50 deri në 100 lekë për nënproduktet e derrit dhe deri në 200 lekë për shishet e verës. Ndërkohë “Supermarket Bio” ofron nga 11% deri në 16% ulje për pijet e ndryshme alkoolike si dhe ulje tek nënproduktet e mishit të derrit.

Ky reklamim, që ka për bazë fitimin dhe jo urimin për Fiter Bajram, është pritur keq nga besimtarët myslimanë të cilët në komente janë shprehur se ndihen të ofenduar. Në besimin islam ka disa produkte të futura në listën “harram” përshkak se besohet se ato janë të dëmshme për shëndetin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit