Ndeshja Angli-Iran, lojtarët e Iranit refuzojnë himnin për shkak të regjimit

Ndeshja Angli-Iran, lojtarët e Iranit refuzojnë himnin…

Ndeshja mes Anglisë dhe Iranit përfundoi me rezultatin 6-2 e vlefshme për Grupin B të Botërorit “KATAR 2022”. 

Për t’u evidentuar në këtë sfidë ishte edhe momenti i himneve, pasi disa futbollistë të Iranit refuzuan ta këndonin për shkak të regjimit në vendin e tyre.

Pavarësisht rrjetave të shumta, goli i parë do të vinte në minutën e ’35 nga Bellingham, teksa në pjesën e parë shënuan edhe Saka dhe Sterling.

Të dy golat për Iranin u shënuan nga Taremi, i cili realizoi fillimisht në minutën e ’65 dhe më pas në minutat shtesë shndërroi në gol një 11-metërsh të dhënë nga sistemi VAR.

Mbrojtja dhe qendërsulmuesi Kane, i cili nuk arritit të shënonte duket se janë shqetësimet e vetme për Anglinë sot. Për shkak të ndërhyrjeve nga VAR dhe dëmtime, në fushën e blertë u luajtën plot 117 minuta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit