Supozohej se po kujdes për të, babai i jep kokainë të pastër djalit dy muajsh

Supozohej se po kujdes për të, babai…

Teksa supozohej se ishte duke u kujdesur për të, britaniku Goe Wheeler e lejoi djalin e tij 2 muajsh të gëlltiste një sasi të drogës së klasit A. 30-vjeçari nga Anglia ka pranuar se ka rrezikuar jetën e foshnjës gjatë paraqitjes në Gjykatën e Sherifit të Perthit.

Para autoriteteve ai pranoi se në fillim të Dhjetorit 2020, e ka bërë fëmijën të gëlltiste kokainë duke i vënë jetën në rrezik.

Avokati i 30-vjeçarit konfirmoi fajësinë në emër të klientit të tij dhe Wheeler iu dha lirimi me kusht nga Sherifi David Hall, sipas “The Mirror“.

Ngjarja u zbulua në momentin kur nëna e fëmijës kuptoi se ai nuk ishte mirë dhe testet spitalore konfirmuan praninë e kokainës në gjakWheeler u urdhërua të kryente 80 orë punë pa pagesë në komunitet pasi u gjet duke mbajtur një thikë në publik.

Për Wheeler nuk është hera e parë që gjendet në telashe, pasi në fillim të vitit u dënua pasi u gjet me thikë dy ditë pasi pati një grindje të fortë me partneren e tij për qentë e tyre.

Gjithashtu ai pranoi në Gjykatë, se u soll në mënyrë abuzive duke bërtitur dhe sharë gruan në shtëpinë e tij më 4 Korrik të vitit të kaluar.

Po ashtua pranoi se kishte në posedim një thikë pa një justifikim të arsyeshëm në Rattray Community Hub më 6 Korrik, kur u kap nga policia britanike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit