Surpriza në Tropojë, PS merr fitoren/ Kryeson edhe në disa bashki të tjera

Surpriza në Tropojë, PS merr fitoren/ Kryeson…

Nuk ishte e pritshme por PS ka rrëmbyer fitoren në Tropojë, që cilësohen si mbështetësit më të mëdhenj të ish-kryeministrit Sali Berisha. Por, pasi janë numëruar 38 kutitë dhe kandidati socialist Rexhë Byberi është shpallur fitues me 5126 vota ndërkohë që rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj 4876.

Edhe në Bashkinë e Roskovecit PS-ja ka shënuar përsëri fitore. Në bazë të rezultateve, ka fituar Majlinda Bufi kryebashkiakia aktuale, me diferencë prej 579 votash me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Harizaj.

Ndërkohë Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, në Tepelenë Tërmet Peçi ka marrë 4088 vota, ose 82.7 %. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Baftjar Imeri ka marrë 511 vota ose 10.3 %. Ndërsa, kandidati i PD-së zyrtare, Sokol Guga, me 346 vota vota ose 7.0 %.

Partia Socialiste i merr Partisë Demokratike edhe Bashkinë Rrogozhinë. Mësohet se ka përfunduar numërimi dhe Edison Memolla i PS-së triumfoi ndaj Shkëlqim Hoxhës, i “Bashkë Fitojmë”.

Pak minuta më parë është mbyllur numërimi në Librazhd. Ku kandidati i Ramës, Mariglen Disha ka fituar me një diferencë të thellë ndaj rivalit të tij Shefki Çok.

Ndërsa janë drejt përfundimit të numërimit shumë bashki të tjera, Himara është një nga ato ku PS dhe Bashkë Fitojmë garojnë me rezultat shumë të afërt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit