Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim, sa do të arrijnë temperaturat

Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për…

Moti i qëndrueshëm dhe me diell do të vijojë edhe për ditën e sotme. Por, për shkak të kontrasteve termike do të ketë vranësira mesatare kalimtare prej orëve të mesdites deri ato të pasdites.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale ndërsa në zonën e jugut lokalisht në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

Temperaturat e mëngjesit mbeten përsëri të freskëta me vlera të parashikuara nga 6ºC në relievet malore deri në 12ºC në ato të ulta e bregdetare.

Në vlerat maksimale temperaturat parashikohen nga 24ºC në relievet malore deri në 28-29ºC në ato të ulta e bregdetare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit