Surprizon piktori/ Statuja e Lirisë me flamurin kuqezi dhe portretin e presidentit: Kot e kanë, Meta mik i madh i Amerikës (FOTO)

Surprizon piktori/ Statuja e Lirisë me flamurin…

Piktori i njohur Avni Delvina i njohur për sarkazmën dhe ironinë e hollë përmes penelit, së fundmi ka publikuar imazhin e Statujës së Lirisë në SHBA të realizuar me portretin e Presidentit Ilir Meta. Ai shkruan përkrah pikturës se Kreu i Shtetit është një mik i madh dhe i sinqertë i Amerikës dhe popullit Amerikan.

“Kot e kane !!!!!! Presidenti i Shqiperise sone te dashur z. Ilir Meta, eshte nje mik i madh dhe i sinqerte i Amerikes dhe i Popullit Amerikan”, shkruan Delvina.

Një simbolikë e tillë vjen në kohën kur debati politik në vend është i ndezur, ndërsa deklarata e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri kim se shpresonte të mos kishte marrëveshje të fshehtë mes aktorëve politik për sabotimin e reformës në drejtësi, përfshiru edhe Kreun e Shtetit.

Ky i fundit e përjashtoi veten nga një precedent i tillë, duke pohuar se jo vetëm nuk qëndrojnë aludimet, por janë të nxitura nga mazhoranca që në fakt sipas tij është vetë e shënjetruara dhe logjikisht e nënkuptuar nga diplomatja, pasi është përgjegjëse për këtë proces të rëndësishëm në vend që mban edhe vulën e Amerikës.

Ndërkohë, Statuja e Lirisë është ndoshta monumenti më i famshëm i botës që i është dhuruar zyrtarisht SHBA -ve nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Amdhe. Me kalimin e viteteve ajo mori një simbolikë tjetër, atë të lirisë  e të demokracisë në botë. Ajo u kthye në një pararojë të ”botës demokratike”. Statuja gjendet në ishullin Liberty Island në Portin e Nju Jork-ut dhe tregon zoten romake e lirisë, Libertas.

Vendimi për ta ndërtuar atë u mor më 1876, 100 vjet pas revulucionit Amerikan. Mirëpo për shkak të mungesës së fondeve dhe vështirësisë së realizimit të një vepre kaq gjigante, Statuja u ”ngrit në këmbë” në ishullin e saj vetëm 10 vjet më vonë, më 28 tetor 1886.

“Statuja e Lirisë” është e lartë 46,5 m, të cilës i duhet shtuar edhe 46,9 m lartësinë e bazës. Autor i skulpturës është Frederik August Bartoldi, i ndihmuar nga inxhinieri Gustav Eiffel, autor i Kullës së famshme të Parisit Ne vitin 1886 ajo eshte ndertuar dhe dizenjuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit