Sylvinho i habit të gjithë në prag të ndeshjes, çon në tribunë mbrojtësin e ri

Sylvinho i habit të gjithë në prag…

Në prag të ndeshjes kundër Ishujve Faroe, trajneri i Kombëtares Shqiptare të Fubollit Sylvinho i ka habitur të gjithë me vendimin e tij.

Sylvinho ka zgjedhur që të lërë në tribunë mbojtësin Jon Mersinaj dhe në vend të tij në grupin e 23 lojtarëve do të jetë mesfushori që luan në Suedi Arbnor Muçolli.

Ndaj Moldavisë ishte Muçolli që u la në tribunë, pasi trajneri në 23-she zgjodhi Jon Mersinajn për të qenë “i mbuluar” në prapavijë ku dëmtimet e njëpasnjëshme kishin përgjysmuar kuqezinjtë. Ndërsa Sylvinho ka zgjedhur që të mabjë në skuadër mesfushorin e djathtë, i cili mendohet se do të ketë minuta në pjesën e dytë.

Kujtojmë që ndeshja ndaj Ishujve Faroe vlen më shumë për statistikë. Në rast të nmjë fitoreje kuqezinjtë do të kenë të sigurt vendin e parë në grup.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit