Synon të bëhet gruaja e parë në krye të shtetit Francez, Valerie Pecresse "sfidon" Macron-in

Synon të bëhet gruaja e parë në…

Valerie Pecresse i dha fund një proteste studentore për reforma 15 vite më parë, duke përdorur politikë të ndërthurrjes së konsensusit dhe guximit reformist që ajo beson se tani do ta ndihmojë të sigurojë presidencën franceze.

Ajo është zgjedhur për të kandiduar në partinë konservatore “Les Republicains”.

Nga sondazhet e zhvilluara të votuesve tregohet se Pecresse mund ta mposhtë Presidentin Emmanuel Macron në zgjedhjet e prillit. Nëse ia del mbanë, ajo bëhet gruaja e parë në krye të shtetit francez.

Pecresse, 54 vjeç, parashtroi një listë me vështirësitë me të cilat përballet Franca, të cilat tregojnë konservatorizmin e saj social dhe fiskal: kontrolli i dobët i kufijve kombëtarë, dhuna në getot te qyteteve dhe borxhet në rritje.

“Ne duhet të rivendosim rendin, si në rrugët tona ashtu edhe në llogaritë tona kombëtare”, i tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit