'Syri i zjarrit': Rrjedhja e gazit ndez flakën e madhe në sipërfaqen e oqeanit

‘Syri i zjarrit’: Rrjedhja e gazit ndez…

‘’Një zjarr në sipërfaqen e oqeanit në perëndim të gadishullit Jukatan të Meksikës është shuar’’, është shprehur kompania shtetërore e naftës Pemex, duke fajësuar rrjedhjen e gazit nga një tubacion nënujor për shkaktimin e zjarrit të kapur në videot që u bënë virale.

U deshtën pesë orë për të shuar plotësisht zjarrin sipas kompanisë së naftës.

Kompania ‘Pemex’ theksoi se nuk u raportuan lëndime pasi zjarri shpërtheu rreth orës 5:15 të mëngjesit me kohën lokale.

Pemex, e cila ka një histori të gjatë të aksidenteve të mëdha industriale në objektet e saj, shtoi se mbylli valvulat e tubacionit me diametër 12 inç.

Malumb Zaap prodhon sasinë më të madhe të naftës së papërpunuar Pemex, duke zënë më shumë se 40% të prodhimit ditor prej gati 1.7 milion fuçi.

Punonjësit e ndërmarrjes përdorën azot për të vënë nën kontroll zjarrin, shtoi raporti me shkrim.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit