Tabloidi britanik bën gafën e madhe, ngatërron Tayna-n me partneren e reperit të famshëm

Tabloidi britanik bën gafën e madhe, ngatërron…

Tabloidi britanik, “Daily Mail” ka bërë një gafë të madhe, duke përmendur reperen shqiptare Tayna për protestat në Amerikë. “Daily Mail” ka bërë një artikull për pjesëmarrjen e reperit me famë botërore, Tyga, dhe ka shkruar se ai është shoqëruar nga shqiptarja.

Shoqëruesja e Tyga-s, Tayna, ishte veshur me të zeza, mbante një rrobë të zezë që i mbulonte fytyrën dhe me një bluzë të shkurtër pa krahë që i ekspozonte barkun”, shkruan tabloidi britanik. Gjithashtu në të shkruhet se vajza në fjalë i ngjan ish-partneres së Tyga-s, Kylie Jenner.

“Daily Mail” ka publikuar edhe disa foto të reperes shqiptare, duke pretenduar se është ajo vajza që ka shoqëruar Tyga-n në protestë. Në fakt shoqëruesja e reperit nuk ka lidhje fare me këngëtaren shqiptare, madje në fotot e shkëputura nga protesta dallohet qartë që nuk është Tayna.

.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit