"Tahiri krahasuar me Ramën është thjeshtë një cigare hashashi"

“Tahiri krahasuar me Ramën është thjeshtë një…

Për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu, vendimi i Apelit që ktheu për rigjykim në shkallën e parë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është një shembull për të kuptuar se drejtësia në Shqipëri çalon.

I ftuar në në një studio televizive, ai tha me batutë se Tahiri është thjesht një cigare hashashi në krahasim me Ramën,  të cilin e ka cilësuar arkitektin e krimit të organizuar dhe të kultivimit të kanabisit në vend.

“Mjafton që ai nuk është në burg për të kuptuar që këtu drejtësia çalon. Implikimi i Tahirit ka qenë i niveleve më të larta. Saimir Tahiri krahasuar me Edi Ramën është thjeshtë një cigare hashashi. Nëse do të dënojmë Tahirin 1 vit, Ramën duhet ta dënojmë 100 vjet. Pavarësisht se Tahiri ishte një ministër i Brendshëm, pa Edi Ramën ai nuk lëvizte një gisht. Nuk mundet në asnjë moment që të ndajmë çështjen Tahiri me çështjen Rama. Edi Rama është arkitekti i kanabizimit ndërsa Tahiri ushtari i tij. Këta nxjerrin mekanizma nga më të ndryshëm që ky njeri mos të shkojë në burg. Ose do të dënosh Tahirin dhe pas teje je dhe ti, ose do ta shpëtoj Tahirin dhe kokën e vetë. Çështja Tahiri, dosja 339 dhe 184 mblidhen në një dosje, dhe ajo është dosja Rama. Ai është ‘Il capo dei capi” në Shqipëri'”, tha Balliu.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit