Tajlanda ka miratuar sot ligjin që legalizon martesat e të njëjtit seks, duke u bërë zyrtarisht vendi i parë në Azinë Juglindore dhe i treti në Azi që pranon martesat mes të njëjtës gjini.
Ligji do të hyjë në fuqi më 22 janar 2025, pas një periudhe prej 120 ditësh. Pas dy dekadash përpjekje nga aktivistët, projektligji u miratua nga Senati në qershor.
Tajlanda, një nga destinacionet më të njohura turistike në Azi, është e njohur për mbështetjen ndaj kulturës LGBTQI+ dhe për politikën e saj gjithëpërfshirëse.