Takim i papritur në selinë e PD mes liderëve të opozitës, zbulohet për çfarë do të diskutohet

Takim i papritur në selinë e PD…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe nënkryetari Petrit Vasili kanë mbërritur në selinë e Partisë demokratike, ku burme bëjnë me dije se po zhvillojnë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Ndërkohë që orët e finalizimit të reformës zgjedhore janë në përfundim në bazë të asaj që kanë deklaruar palët, ende nuk është bërë përfundmi i plotë i të gjitha çështjeve që janë shtruar në tavolinë, ndërsa pritet të gjendet konsensus politik.

Takimi i sotëm mendohet të jetë në vazhdën e kësaj teme, ndërkohë vlen të theksohet edhe situata e ndezur politike që është krijuar për shkak të divergjencave që kanë palët sa i përket edhe reformës në drejtësi si dhe deklaratave të ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Sot Basha ka pritur në zyrë edhe ambasadorin gjerman, Peter Zingraf ndërsa pas tij ka zhvilluar një takim me grupin e ekspertëve të reformës zgjedhore. Ndërkohë dje ai u takua me ambasadoren amerikae Yuri kim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit