Takimi i Lindës me Samiun: Pamja e fytyrës time “poker face” është krijuar nga vuajtjet, bullizmi

Takimi i Lindës me Samiun: Pamja e…

Linda dhe Samiu kanë zhvilluar bisedën e parë 4 minutëshe në Për’puthen +40.

Ishte pikërisht Linda që filloi të shpjegonte arsyen përse është komentuar se ka pamje “poker face” duke e lidhur me të kaluarën plot vuajtje.

Linda: Para disa ditësh më pyeti vajza, kujt i ke ngjarë për tipin që ke, për forcën që ke. Më krahasoi me njerëzit e mi të afërt dhe tha nuk i ngjan askujt. Mbase vuajtjet më kanë bërë të fortë dhe asgjë nuk mund të jetë e paarritshme.

Samiu: Fytyrën tuaj e shoh si një butësi të madhe. Pas perdes, më dukeni shumë e afërt me njerëzit që ju rrethojnë.

Linda: Mbase është krijuar nga e kaluara, nga vuajtjet, nga bullizmi. Jam përpjekur të dukem më e fortë se ç’isha në fakt.

Samiu: Ky ngacmimi, si filloi? Nga shkolla?

Linda: Fillimisht në shkollë. Fëmijëria ime ishte e viteve përpara, atëherë thonim sharje për gjendjen ekonomike, familjare, për mënyrën si visheshe dhe prej asaj kohe fillova të mbroj veten.

Samiu: Si e ballafaqon vajza këtë ndryshim?

Linda: Ne vazhdojmë të mbetemi njësoj në mentalitet, megjithatë vajza është mësuar dhe do përshtatet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit