Takimi në disko dhe shitja e vajzës për 2 mln Lekë/ E kaluara e errët të të arrestuarit në Tiranë për prostitucion

Takimi në disko dhe shitja e vajzës…

Një 39-vjeçar u arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë 22 vjeçe. Sipas policisë, Adrian Mykaj, alias Adrian Uka, shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim po shfrytëzimin për prostitucion.

39-vjeçari është arrestuar dhe dënuar më herët nga drejtësia për “Trafikimit të femrave për prostitucion”, megjithatë edhe pas daljes nga qelia, ka vijuar në gjurmët e të kaluarës.

Në vitin 2005, ai është dënuar me 15 vite burgim që pas një kalvari seancash gjyqësore është konfirmuar nga Apeli i Tiranës, në vitin 2017. Për të njëjtën histori, janë dënuar dhe persona të tjerë me të cilët ka bashkëpunuar Uka.

Ngjarja

“BoldNews.al” sjell ngjarjen për të cilën është dënuar Uka, sot 39 vjeç.

Sipas vendimit të gjykatës së Apelit: ka rezultuar  e provuar se, ne muajin tetor te vitit 2001 e demtuara O.K. eshte njohur dhe shoqeruar me te pandehurin Adrian Uka. Nje dite pasi i pandehuri eshte takuar me te demtuaren tek Disko “XXX”, e ka marre, e ka futur ne makine ne kundershtim me deshiren e saj dhe e ka derguar ne Lac, ku e ka shitur per 2 milion leke (te vjetra) te pandehurit G.V.

I pandehuri G.V. e ka derguar te demtuaren ne banesen e shtetases M.N. dhe i ka thene se ishte duke bere dokumentat per te shkuar te dy bashke me te demtuaren O.K. per ne Gjermani.  E demtuara ka qendruar per rreth nje muaj ne shtepine e shtatases M.N. Gjate qendrimit te te demtuares ne kete shtepi ka shkuar dhe i pandehuri G.V. i cili ka ushtruar dhune ndaj te demtuares si dhe ka kryer marredhenie seksuale me dhune me te. Nje dite kur nuk ndodhej i pandehuri dhe M.N. ne shtepi, e demtuara O.K. ka arritur te largohet nga banesa e saj duke u paraqitur ne Komisariatin e Policise Lac.

Pas kthimit ne banesen e saj ne Tirane, me date 03.11.2001 tek pallatet “Agimi”, i pandehuri Adrian Uka se bashku me nje shok te tij e kane marre me zor te demtuaren, duke e kapur prej flokesh, dhe pasi e kane futur ne makinen e tyre, e kane derguar ne qytetin e Vlores, ne banesen e shtetasit A.S..

Te dy te pandehurit Adrian Uka dhe A.S. kane rene dakort ndermjet tyre per ta derguar te demtuaren ne Itali. Gjate qendrimit te te demtuares ne shtepine e te pandehurit A.S., ky i fundit ka ushtruar dhune fizike kundcr saj. E demtuara ka tentuar te largohej nga ballkoni i shtepise por nuk ka mundur, pasi mbahej nga nje djale i moshes 18 vjec dhe shtepia ishte e mbyllur me celes. Nje nga keto dite i pandehuri A.A., e ka marre te demtuaren dhe kane shkuar tek Uji i Ftohte. Aty ka ardhur dhe i pandehur Adrian Uka, dhe ka kerkuar qe ta marre te demtuaren. Ndersa i pandehuri Aleksander nuk ka pranuar duke pretenduar se e kishin bere pazarin.

Ne kete moment ka perfitur e demtuara e cila ka mundur te largohet me ndihmen e dy te panjohurve te cilet e kane derguar ne Komisariatin e Policise Vloreku ka qendruar disa dite.

Pengmarrja e këngëtarit 

Ndërsa më 6 janar të 2017, Adrian Uka bashkë me E.M., morën peng këngëtarin e tallavasë, Ardian Kazanxhi. Sipas raportimeve të asaj kohe në media, pasi e futën me forcë në makinë, ata i thanë këngëtarit se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në Laprakë, në një lokal nate. Por pasi luajti disa orë muzikë, Kazanxhi kërkoi të largohet dhe të paguhet. Por si kundërpërgjigje mori grushte e shkelma nga të dy.

Kazanxhi i denoncoi në komisariatin nr.3 dhe policia arrestoi Adrian Ukën, i cili tha se ishte konfliktuar me të pasi i kishte ngacmuar të dashurën.

Por ky pretendim u hodh poshtë nga këngëtari, asokohe 30 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit