Takoi Ramën në lokal, deputeti i Lulit: E përshëndeta se jam i kulturuar!

Takoi Ramën në lokal, deputeti i Lulit:…

Arbi Agalliu, deputeti demokrat i Lulzim Bashës është parë në Vlorë teksa po zhvillonte një takim me Edi Ramën në një nga lokalet e qytetit bregdetar, Fotoja ku shihet afër Ramës, duke shijuar kafenë në lokal, po bëjnë xhiro.

Pas publikimit të fotos ka ardhur reagimi i Agalliut. Përmes një postimi, deputeti i Lulit shprehet se nuk ka asgjë të keqe të takosh Ramën, ndërsa shton se e ka përshëndetur pasi është njeri i kulturuar. 

Postimi i Arbi Agalliut:

Nuk ka asgjë më shumë sesa duket në foton e nxjerrë si sensacion nga specialistët e manipulimit dhe të dhunës verbale e fizike. Është një përshëndetje 2 muaj më parë (13 nëntor), siç këmbehen 2 njerëz në të njëjtin mjedis dhe kaq!

Në kulturën dhe formimin tim nuk kam asnjë kompleks të përshëndes këdo. Në jetën time profesionale kam takuar dhe do takoj pafund njerëz me bindje të ndryshme politike, me pozicione të ndryshme e statuse të ndryshme. I besoj sjelljes qytetare dhe profesionale!

Me Edi Ramën nuk kam bërë kurrë asnjë pazar, asnjë marrëveshje, asnjë cënim të interesit publik!

Nga një anë më vjen keq që bëjnë qimen tra. Nga ana tjetër, më vjen mirë që kanë kaq shumë interes për aktivitetin tim politik dhe privat.

Të tilla lajme të sajuara keq i konsideroj si përpjekje shumë idiote për shantazh! Le të vazhdojnë! Unë kam zgjedhur të punoj për një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe për vendin

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit