Taksat e shqiptarve shkuan "në një dorë", 25% e tenderëve u dhanë pa garë gjatë 2022-shit

Taksat e shqiptarve shkuan “në një dorë”,…

Taksat e shqiptarve po shpërdorohen nëpërmjet tenderave vit pas viti. Shpesh institucionet, bashkitë apo edhe ministritë, ofrojnë tendera pa garë, të njohura si “me flamur të kuq”, ku në garë futet vetëm një kompani apo fituesi paracaktohet. Abuzimet shkojnë edhe më kërcënime duke eleminuar kundërshtarët, si rasti më i fundit i një ngjarje në Elbasan. Mirëpo zyrtarisht 25% e tenderëve që u finalizuan me gjatë vitit që shkoi u dhanë pa garë, pasi në to u dorëzua vetëm 1 ofertë.

Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi i prokurimit elektronik, rezulton se numri i procedurave të prokurimit mbi 1 000 000 lekë, me një ofertë të dorëzuar dhe të finalizuara me njoftim fituesi është 1 645, nga totali prej 6 494 tenderësh që u zhvilluan përgjatë periudhës janar – dhjetor 2022.

Agjencia e Prokurimit Publik nuk ka bërë me dije fondin total që është prokuruar në këtë formë, ndërkohë që një vit më parë kjo shifër ishte 330 mln euro apo 21% e fondit total të prokuruar. Nga ana tjetër, mungesa e konkurrencës ul mundësitë e kursimit të parave publike, pasi vlerësimi i ofertës mbi çmimin më të favorshëm të ofruar është i pamundur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit