Taksë për qumështin pluhur, përpunuesit: Do rritet çmimi, ndryshimet e paketës fiskale janë rrënuese

Taksë për qumështin pluhur, përpunuesit: Do rritet…

Përpunuesit e qumështit pluhur kanë thënë se do të rrite çmimi i tij pasi paketa fiskale e vitit 2022 parashikon taksim për qumështin pluhur.

Në paketën fiskale 2022 priten 3 ndryshime të taksave me efekt në rritjen e kostos për industrinë e përpunimit të qumështit.

Në një artikull të Monitor shpjegohet se, në paketën e re fiskale qeveria parashikon heqjen e TVSH-së të rimbursueshme për blerjet nga 6% që është aktualisht dhe vendosjen e taksës 100 lekë për kilogram për qumështin pluhur të importit.

Kompanitë kanë reaguar të pakënaqur dhe të revoltuar në lidhje me këtë.

Përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni”, z. Sajmir Begaj tha për Monitor se heqja e TVSH-së të rimbursueshme prej 6% do të godasë fort industrinë e cila vuan kostot e shtuara nga ndryshimet e skemës në 2018 (zbatimi nisi nga 1 janari 2019), mungesën e qumështit të prodhuar dhe kostot e larta nga çmimi i energjisë. “Ky është një projektligj rrënues që do të përkeqësojë akoma më shumë situatën në tërësi për industrinë e përpunimit të qumështit. Ndryshimet vijnë në një kohë kur në treg ka mungesë nga 20,000 deri 30,000 litra qumësht. Heqja e TVSH-së jo vetëm do të rrisë kostot e prodhimit, por do të ndikojë edhe te çmimi i produkteve të bulmetit. Nëse këto ndryshime miratohen përpunuesit e qumështit do të jenë të detyruar të rrisin çmime jo me 5 apo 10% po deri në 30%”, pohon z. Begaj. Më herët Shoqata e Përpunuesve të Qumështit i kishte propozuar Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë ndryshimin në skemën e TVSH-së si në blerje dhe në shitje në nivelet 6 ose 9%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit