Talebanët e emëruan kryeministër në Afganistan, Akhund: Uria një provë nga Zoti

Talebanët e emëruan kryeministër në Afganistan, Akhund:…

Mullah Mohammed Hassan Akhund,  u emërua nga talebanët si kryeministër i Afganistanit. Në një deklaratë Akhund, u bëri thirrje bamirësive ndërkombëtare të mos e ndalojnë ndihmën e tyre ndërsa vendi lufton me kërcënimin e urisë masive. ndërkohë, kryeministri i zgjedhur nga talebanët, fajësoi urinë, papunësinë dhe krizën financiare të Afganistanit mbi qeverinë e mbështetur nga SHBA. Veç të tjerash, Akhund, pretendon se qeveria e tij ka goditur korrupsionin, ndërsa i bën thirrje SHBA-ve të zhbllokojnë rreth  8.8 miliardë euro të fondeve të ngrira. Gjithashtu sipas theweek.in, Akhund e ka quajtur urinë një provë nga Zoti, pasi njerëzit u rebeluan kundër tij.

Mullah Mohammed Hassan Akhund:

Ne po përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur për të zgjidhur problemet e njerëzve. Ne punojmë jashtë orarit në çdo departament. Komb, jeni vigjilent. Ata që kanë mbetur nga qeveria e mëparshme duke u fshehur janë duke shkaktuar ankth, duke mashtruar njerëzit që të mos i besojnë qeverisë së tyre. Ne kërkojmë nga të gjitha organizatat ndërkombëtare të bamirësisë që të mos ndalojnë ndihmën e tyre dhe të ndihmojnë kombin tonë të rraskapitur … në mënyrë që problemet e njerëzve të mund të zgjidhen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit