Talebanët: Gratë afganë të shkojnë në universitet, jo në të njëjtat salla me burrat

Talebanët: Gratë afganë të shkojnë në universitet,…

Pushtetarët e rinj afganë kanë deklaruar se do i lejojnë gratë që të shkojnë në universitet, por se ata nuk duhet të rrinë në të njëjtat salla me burrat.

Ministri i Arsimit të lartë në detyrë i grupit shtoi mes të tjerash se mësuesit meshkuj nuk do të lejohet t’u japin mësim grave.

Talibanët janë duke krijuar kuadrin e qeverisë së re të vendit, pasi kanë nën kontroll të gjithë 34 provincat e vendit, përveç njërës. Ata kanë thënë se do të qeverisin sipas interpretimit të ligjit islamik të Sheriatit.

Grupi militant ka thënë publikisht se do respektojnë të drejtat e grave sipas asaj që thuhet në Kuran. Shumë ndërkombëtarë dyshojnë tek deklaratat e talebanëve.

“Njerëzit në Afganistan do të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë të qetë sipas ligjit të Sheriatit, pa pasur ambiente të përziera meshkuj e femra”, tha ministri taliban në detyrë Abul Baqi Haqqani. “Burrat nuk do të lejohet t’u mësojnë vajzave”.

Haqqani shtoi se do të bëhen ndryshime në kurikulat për të shtuar në mësime vlerat islamike, kombëtare e historike, si dhe për të konkurruar me vende të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit