Talebanët: Gratë mund të shkojnë në universitet, por jo në të njëjtat salla me burrat

Talebanët: Gratë mund të shkojnë në universitet,…

Talebanët pasi morën pushtetin filluan një luftë agresive kundër grave dhe arsimit të tyre. Ata goditën shkolla ku kishte gra dhe urdhëruan që gratë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të merren vetëm më rritjen e fëmijëve. Mirëpo së fundmi talebanët kanë deklaruar se gratë do të mund të shkojnë në universitet, por me kushtin që të mos jenë në një sallë me burrat.

 “Njerëzit në Afganistan do të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë të qetë sipas ligjit të Sheriatit, pa pasur ambjente të përziera meshkuj e femra”, tha ministri taleban në detyrë Abul Baqi Haqqani. “Burrat nuk do të lejohet t’u mësojnë vajzave”.

Haqqani shtoi se do të bëhen ndryshime në kurikulat për të shtuar në mësime vlerat islamike, kombëtare e historike, si dhe për të konkurruar me vende të tjera.

Herën e fundit kur talebanët ishin në pushtet në vitet 1996 deri në 2001, ata vendosën një regjim të ashpër islamik, duke ndaluar gratë e vajzat të studionin, apo duke ekzekutuar publikisht kundërshtarët politikë.

Kësaj here ata premtojnë të jenë ndryshe, si për të drejtat e grave ashtu dhe për pranimin e minoriteteve në qeveri, përfshi dhe presidentin e përmbysur Hamid Karzai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit