Talebanët mësyjnë në vilën luksoze të liderit ushtarak afgan, pamje nga ambientet e shtëpisë të ‘lyer me ar’

Talebanët mësyjnë në vilën luksoze të liderit…

Teksa arritën të marrin nën kontroll qytetin verior Mazar-I-Sharif, talebanët mësynë edhe në vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit, Rashid Dostum.

Në videot e publikuara në internet, talebanët duken teksa ulen në mobiliet prej ari.

Rashid Dostum ka qenë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë 20 viteve të fundit në luftën ndaj talebanëve. Dostum është edhe themeluesi i partisë Junbish-e.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit