Talebanët morën kontrollin në Afganistan, mbërrijnë në “Qytet Studenti” refugjatët e parë

Talebanët morën kontrollin në Afganistan, mbërrijnë në…

Refugjatë e parë nga Afganistani, të cilët do të akomodoheshin nëpër konvikte, kanë mbërritur në ambientet e “Qytet Studentit” në Tiranë pak para mesnatës së sotme.

Sipas burimeve të Fax News, refugjatët janë vendosur përkatësisht në godinat numër 11 dhe 12 të studentëve, ku edhe do të qëndrojnë përkohësisht.

Te “Qytet Studenti”, procesi i strehimit të shtetasve afganë ka vijuar normalisht dhe pa incidente për rreth 20 minuta.

Vlen të theksohet fakti së ky process është kryer pa incidente, pasi qytetarë të shumtë mbajtën para pak ditësh një proteste, me anë të së cilës kundërshtuan mbërritjen e 4.000 afganëve në vendin tonë.

Ndërkohë, një prani e lartë e forcave të rendit është vënë re ne këtë zonë, ku shërbime të shtuara të komisariatit Nr 1 ishin në gatishmëri. Përveç forcave të rendit, prezente ishin edhe 2 autoambulanca, të cilat ishin gjithashtu në gatishmëri për çdo rast nevoje.

Rikujtojme se fluturimi i parë, në bord të të cilit ndodheshin 95 pasagjerë afganë, mbërriti në pistën e forcave ajrore të Shqipërisë në orën 23:00.

Midis 95 pasagjerëve afganë të mbërritur mbrëmjen e djeshme, 2 ishin foshnja, të cilët poi arratisen regjimit taleban që është instaluar në vendlingjen e tyre.

Me pas rreth ores 02:40 kane mberritur dhe 59 shtetas te tjere nga Afganistani, te cilet u priten nga Kryeministri Rama, si edhe ambasadorja Yuri Kim, dhe Ministrja Olta Xhacka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit