Talebanët të veshur si marinsa amerikanë, patrullojnë rrugët e Kabulit

Talebanët të veshur si marinsa amerikanë, patrullojnë…

Falë dezertimit të ushtrisë afgane, talebanët kanë fituar pajisje moderne, duke marë në dorë armë, helikopterë dhe avionë, sipas një raporti të “Washington Post”.

Sipas një raporti të paraqitur në Kongres muajin e kaluar, nga viti 2005 e deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë furnizuar me 18 miliardë dollarë pajisje ushtrinë afgane.

Pjesa më e madhe e pajisjeve të tilla si helikopterët dhe avionët luftarakë, kanë vlerë vetëm për qëllime propagandistike pasi mjetet e avancuara amerikane kërkojnë njohuri, mirëmbajtje të shtrenjtë dhe pjesë këmbimi.

Por pistoletat, jelekët antiplumb dhe çdo pjesë e pajisjeve të këmbësorisë amerikane janë thelbësore për talebanët.

“Kur talebanët i veshin këto, paralajmërojnë indirect edhe dhunën e afërt”, tha Kathryn Kuzminski, një ekspert i mbrojtjes.

Talebanët “e blinduar”, të armatosur me armë amerikane dhe uniforma të forcave speciale amerikane, patrulluan dje rrugët e Kabulit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit