Talibanët u ndalojnë grave restorantet me parqe dhe palestrat

Talibanët u ndalojnë grave restorantet me parqe…

Talibanët kanë ndaluar familjet dhe gratë nga restorantet me kopshte ose hapësira të gjelbra dhe nga palestrat, në provincën veriperëndimore të Afganistanit Herat. 

Lajmin e bëri të ditur një zyrtar të hënën. Sipas tij ky vendim u mor si pasojë e ankesave të disa studiuesve fetarë për përzierjen e grave me meshkujt në vende të tilla. Autoritetet thonë se kufijtë janë vendosur për shkak të përzierjes gjinore ose për shkak se gratë dyshohet se nuk mbajnë hixhabin, ose shaminë islame, siç duhet.

Ky është vendimi më i fundit ekstrem pas një mori kufizimesh të vendosura nga talebanët që kur morën pushtetin në gusht 2021. Ata kanë ndakuar vajzat të shkollohen përtej klasës së gjashtë dhe i kanë ndaluar gratë të shkojnë në universitet, jsnëntë privuara nga disa lloje të punësimit, duke përfshirë punët në Kombet e Bashkuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit