Tallava me Ramën, flet gruaja: Ma ndjeu shpirti, ju s'e takoni dot, unë kërceva me të

Tallava me Ramën, flet gruaja: Ma ndjeu…

Edhe pse merr pagën minimale dhe gjysmën e tyre i paguan taksa, ndërsa gjysma tjetër nuk i del as për mbijetesë Sanije Myrto është e detyruar t’i bëje qefin kryeministrit Edi Rama për të mbajtur vendin e saj të punës. Të shtunën që kaloi ajo u bë virale në një video të kryeministrit Edi Rama teksa shfaqej gjatë fushatës duke kërcyer.

Mësohet se Myrto dhe është punonjëse e Bashkisë së Kamzës, prej disa vitesh me ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit. Në një intervistë ajo u shpreh se mbështet Partinë Socialiste dhe përveç furçeve për partinë tregoi shpresën për pak rroga më te larta.

“Ndihem shumë mirë, ishte kënaqësi, u argëtuam, u bëmë. Ju po kërkoheni të takoheni me kryeministrin, dhe se takoni dot, unë kërceva me të. Është kënaqësi për mua, asnjë gjë të keqe nuk ka. Ma ndjevi shpirti. Ne po mbillnim pemë faktikisht, ndaluam dhe e pritëm kryeministrin, jam mbështetëse e Partisë Socialiste. Janë të pritur, janë të dashur, të gjitha të mirat i kanë, tani kemi shpresë të na rrisin çik pensionet, çik rrogat”, u shpreh zonja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit