Taranto| Të shtëna në qendër, plagosen dy policë, njëri në gjendje të rëndë

Taranto| Të shtëna në qendër, plagosen dy…

Dy agjentë të komisariatit të Tarantos u plagosën pas shpërthimit të disa të shtënave me armë zjarri nga një burrë.

Episodi i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, e shtunë 22 janar, rreth orës 11:45.  Sipas mediave, pak para të shtënave, personi përgjegjës ishte bërë protagonist i tentativës për vjedhje të një makine në Viale Magna Grecia, një zonë në periferi të qytetit të Tarantos.

 Disa kalimtarë vunë re skenën dhe menjëherë e përcollën alarmin në polici, duke i dhënë operatorëve një përshkrim të saktë të burrit dhe duke treguar saktësisht vendin ku duhet të ndërhyhej. Në vendngjarje ka mbërritur një patrullë e policisë së shtetit. Me identifikimin e përgjegjësit, edhe falë të dhënave të marra në kallëzime, agjentët kanë marrë masa. Individi u largua, por vrapimi i tij nuk zgjati shumë. Pasi përshkuan një rrugë të shkurtër në drejtimin e gabuar, me qëllim që subjekti të mos ikte dhe të humbiste gjurmët, dy policët dolën nga “pantera”. 

Agresori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të ndjekësve të tij, mbi një lokal të mbushur me njerëz. Rreth dhjetë të shtëna nga agresori  ndaj agjentëve, të cilët të dy mbetën të plagosur lehtë. Plumbat thyen xhamin e përparmë dhe xhamin e shoferit të makinës së shërbimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit