Targat e makinave të shqiptarëve “dolën sheshit”, Gonxhe: Nuk është faji i DSHPTRR

Targat e makinave të shqiptarëve “dolën sheshit”,…

Pas skandalit të publikimit të ID, numrave të telefonit, pagave vendit të punës dhe targave të shqiptarëve, Drejtori i Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor (DSHPTRR), Bledi Gonxhe ka folur për publikim e targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë. Gonxhe nuk kishte pasur asnjë problem nga sistemi i informacionit të drejtorisë së institucionit që ai drejton, ndërsa thekson se në këtë skandal nuk ka faj DPSHTRR.

Gonxhja

E them me siguri të plotë se nga pikëpamja e sigurisë dhe e të gjithë protokolleve, nga pikëpamja e administrimit të sigurisë të sistemit zyrtar që bashkëadministrohet, që është në pronësi i AKSHI, nuk ka asnjë lloj cedimi. Në raportet që unë kam nuk ka asnjë lloj cedimi nga ana e sistemit apo protokolleve, aspekteve administrative. Kjo jo për të thënë se kjo është një gjë normale.Unë mendoj se kjo është bërë për t’i dhënë një efekt më të plotë që ky skandal është më i plotë. Mendoj se është përdorur pjesa e targave për të krijuar këtë lloj përshtypje. Mendoj se duhet të jenë dy histori të ndryshme. Shikojmë diferenca të mëdha në listën e dalë për targat, nëse kjo listë merret e mirëqenë siç ka dalë, nuk ka një listë të dytë apo të tretë, ka diferenca të mëdha. Arsyeja hetimore që mund të jenë të përfshira institucione apo operatorë, subjekte të treta, nuk e di, por ka diferenca të tilla që minimumi mund të jenë 10 deri tani, që të japin të kuptosh që nuk ka lidhje me regjistrin kombëtar. Është një listë e paplotë. Ka të dhëna unike që lidhen me shasinë e mjetin dhe nuk janë në këtë listë. Këto të dhëna i kanë mbi 13 institucione. Mungesa e mjeteve që ne kemi më shumë sesa kanë dalë, janë ato mjete që nuk kolaudoheshin dhe nuk siguroheshin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit