'Tarifa'/ Studentët protestë te Ministria e Arsimit, policia i shpërndan

‘Tarifa’/ Studentët protestë te Ministria e Arsimit,…

Një grup studentësh pjesë e Lëvizjes për Universitetin u mblodhën për të protestuar paraditen e sotme përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Studentët kërkojnë anulimin e tarifës vjetore me argumentin se nuk kanë pse ta paguajnë pasi nuk kanë bërë mësim për shkak të koronavirusit, por edhe tërmetit tragjik.

Madje, ata kanë bërë edhe një peticion duke mbledhur, sipas tyre 8 mijë firma. Studentët i kanë lënë afat ministrisë që të përgjigjet për një javë, në të kundërt paralajmërojnë rezistencë.

Policia bëri thirrje me megafon që të shpërndahen pasi tubimet janë të ndaluara, ndërsa më pas i shpërndau. Në ambientet e ministrisë hyri njëri nga studentët për të dorëzuar kërkesat.

Deri tani Filologjiku ka vendosur që tarifa të shtyhet për në shtator, fakultetet e tjera nuk kanë bërë asnjë lëvizje, ndërsa studentët kërkojnë anulimin. Zv/ ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku doli nga zyra duke iu drejtuar se nuk është e nevojshme për peticion, por nuk dha shpjegime se çfarë do të bëhet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit