"Tarzani i jetës reale" jetoi në xhungël për 41 vjet dhe nuk dinte ekzistencën e grave

“Tarzani i jetës reale” jetoi në xhungël…

Një burrë që jetoi në izolim të plotë në pyjet e Vietnamit me babanë dhe vëllanë e tij për 41 vjet nuk e kishte idenë se gratë ekzistonin. Ai mund të konsiderohet si ‘Tarzani i vërtetë’. Ho Van Lang iku nga qytetërimi në fund të Luftës së Vietnamit në vitin 1972 kur një bombë amerikane vrau nënën e tij dhe dy vëllezërit e motrat. Lang u vendos thellë në xhungël në rrethin Tay Tra të provincës Quang Ngai.

Në katër dekada, ata panë vetëm pesë njerëz të tjerë dhe largoheshin prej tyre çdo herë. Treshja jetonte duke ngrënë mjaltë, fruta dhe krijesa pyjore, duke ndërtuar vendstrehime dhe duke u kujdesur për veten e tyre.

Në vitin 2015, Alvaro Cerezo, një fotograf, gjurmoi familjen. Ata u “shpëtuan” nga jeta e tyre e izoluar dhe u dërguan në një fshat lokal ku jetojnë gratë. Cerezo tha se babai i Lang e kishte fobi kthimin në qytetërim, pasi nuk besonte se Lufta e Vietnamit kishte mbaruar. 

Unë mund të konfirmoj se Lang nuk ka pasur kurrë dëshirën minimale seksuale”, tha Cerezo.

Vëllai i Lang, Tri, tha: “Lang e ka kaluar gjithë jetën e tij në xhungël. Kështu që truri i tij është njësoj si një foshnjë. Nëse do t’i kërkoja Lang të rrihte dikë, ai do ta bënte ashpër. Ai nuk e di dallimin midis së mirës dhe së keqes. Lang është vetëm një fëmijë. Ai nuk di asgjë. Shumica e njerëzve e dinë se çfarë është e mirë apo e keqe në jetë, por vëllai im nuk e di. Nëse unë i kërkoj Lang të godasë dikë me thikë, ai do ta bënte pa menduar dhe ai person mund të vdes.”

Megjithatë, pavarësisht frikës se Lang mund të vriste këdo sipas kërkesës, Cerezo tha se ai po përshtatej me jetën e tij të re.

Lang ishte ndoshta njeriu më i adhurueshëm që kam takuar ndonjëherë në jetën time, ai thjesht nuk e di se çfarë është e mirë apo e keqe. Viti i parë ishte më i vështiri për Lang për shkak të problemeve shëndetësore nga një virus dhe baktere të reja në sistemin e tij”, tha ai. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit