Tashmë mund të blini ishullin me 25 hekrarë tokë për vetëm 190 mijë $

Tashmë mund të blini ishullin me 25…

Nëse ju ka pëlqyer ndonjëherë të largoheni nga  monotonia që të fal jeta e përditshme dhe të shkoni në një ishull të largët pa banorë të tjerë, ky mund të jetë shansi juaj. I ndodhur në brigjet jugore të Skocisë, Barlocco Island është në shitje, me çmim mbi 190,000 dollarë.

Blerësi nuk ka gjasa të jetë një qytetar i thjeshtë. Qyteti më i afërt është rreth gjashtë milje larg dhe stacioni më i afërt i trenit është Dumfries, një orë udhëtim me autobus nga qyteti. Londra dhe Edinburgu janë respektivisht më shumë se 350 dhe 100 milje larg, shkruan CNN.

Me barin e gjelbër të harlisur dhe daljet shkëmbore që shtrihen deri në det, ishulli mbulon një sipërfaqe prej rreth 25 hektarësh, por nuk ka ndërtesa në të.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit