Tatuazh me Crvena Zvezdën, tifozi korçar tregon pse mbështet serbët kundër Tiranës: Kam 35 vite që…

Tatuazh me Crvena Zvezdën, tifozi korçar tregon…

Quhet Genci Malësija, ose ndryshe e thërrasin ‘Genci Serbi’.

Është nga qyteti i Korçës, pork a një dashuri të vjetër shtetin sllav të Serbisë.

Në një intervistë për ‘Novosti’, tifozi 48 vjeçar tregon si i ka lindur dashuria për Crvena Zvezdën, që ditën e martë luan në kryeqytet kundër Tiranës.

Unë kam qenë një tifoz i çméndur i Yllit të Kuq për 35 vjet. Në zemrën time janë vetëm Zvezda dhe skuadra e qytetit të Korçës Skënderbeu, e cila është më e mira në Shqipëri. Dashuria ime për këtë klub serb lindi ndërsa Dejan Stankovic, Dejan Savicevic, Darko Pancev, Mitar Mrkela po luanin… Do të jem në stadium ditën e martë në Tiranë, për të parë ndeshjen dhe për të mbështetur Zvezdën” – shprehet Genci.

Siç tregoi, është dashuruar me klubin serb që në fëmijëri.

E mësova gjuhën serbe nga librat, televizori dhe radio, por edhe nga lojtarët nga Serbia që vijnë për të luajtur për Skënderbeun. Unë vij në Beograd disa herë në vit. Meqë ra fjala, këtu luante ish-kapiteni i Zvezdës, Ivan Gvozdenovic, me të cilin u takova. Të martën në Tiranë unë do të mbështes Zvezdën. Unë isha në Beograd kur luanin Serbia dhe Kroacia. Unë isha i vetmi shqiptar që erdha të brohorisja për Serbinë.” – rrëfen tifozi korçar.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit