Taulant Balla fshin flamurin shqiptar nga gafa me zjarrfikësit në Ohio

Taulant Balla fshin flamurin shqiptar nga gafa…

Propaganda qeveritare shpesh merr rrugë ajrore direkte nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë, me GRATA si Sali Berisha…

Ministri Taulant Balla ka shpërndarë së fundmi një sekuencë filmike në llogarinë e tij zyrtare, ku shihet qartë një helikopter duke luftuar flakët në një terren të thyer malor. Për ta shoqëruar këtë imazh, mbishkrimi nuk ka kursyer superlativat: “Çfarë saktësie”, i shoqëruar nga hashtagu #nëkryetëdetyrës dhe flamuri i Republikës së Shqipërisë. Ideja ishte sa e thjeshtë aq edhe domethënëse të shitej si arritje vendase një operacion i kryer gjoja nga strukturat tona.

Por, ku ishte realisht helikopteri?

Kërkimet e shpejta në rrjet kanë rrëzuar menjëherë skenarin e suksesit kombëtar. Vata e zjarrit dhe helikopteri nuk kishin asnjë lidhje me gjeografinë shqiptare. Videoja në fjalë i përkiste një ngjarjeje të ndodhur në Ohajo të Shteteve e Bashkuara të Amerikës, e hedhur në internet katër javë më parë nga një përdoruese e quajtur Lisa Van Thorne.

E thënë ndryshe, për të dëshmuar efikasitetin e ndërhyrjeve brenda vendit, është marrë huazim një copëz materiali vizual nga Amerika, i është vënë sipër flamuri kuqezi dhe është servirur për publikun si produkt vendas.

Taulant Balla është detyruar të ndërhyjë, duke riedituar postimin e tij në Facebook.

Ky episod nuk hedh asnjë hije mbi mundin e vërtetë të zjarrfikësve dhe trupave në terren që përballen çdo ditë me flakët reale në Shqipëri, por nxjerr edhe një herë në pah ngutjen e zyrtarëve për të kapur çdo mundësi qoftë edhe nga Ohajo për të bërë propagandë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit