Taulant Xhaka drejt transferimit te gjigandi turk

Taulant Xhaka drejt transferimit te gjigandi turk

Drejtuesit e Beshiktashit kanë filluar të mendojnë që tani për lëvizjet që do të bëjnë në skuadrën e tyre, duke piketuar edhe objektivat.

Sipas asaj që shkruan “Fanatik”, në krye të listës për afrimet që do tentohen ne verë, qëndron mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka.

Ky i fundit pëlqehet shumë nga trajneri i Beshiktashit, Sergen Jallçën dhe klubi turk do përpiqet ta afrojnë në radhët e tyre Xhakën, i cili të gjithë karrierën e tij e ka kaluar te Bazeli në Zvicër, përjashtuar 6 muajt në vitin 2012, kur luajti i huazuar te Grassopers.

Do jetë e vështirë që mesfushori të largohet nga Bazeli, por klubi turk e kërkon me çdo kusht dhe do të përpiqen ta afrojnë në merkaton e verës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit