Taulant Xhaka "imiton" Zidane, godet me kokë në kraharor kundërshtarin

Taulant Xhaka “imiton” Zidane, godet me kokë…

Taulant Xhakën e lanë nervat në fund të takimit mes Baselit dhe Zurich. Skuadra e mesfushorit shqiptar humbi me rezultatin 0-2 në javën e 32-të. Xhaka goditi me kokë kroatin Nikola Katic, në një sherr i cili nisi lojtarëve të të dyja skuadrave. Një imitim i goditjes me kokë në kraharor të kundërshtarit me atë të Zidane ndaj Materazzit në finalen e vitit 2006, Francë-Itali.

Për gjestin Xhaka u ndëshkua me karton të kuq dhe është dënuar me tetë ndeshje pezullim nga Federata. Në rrjete sociale, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, ka kërkuar falje për veprimet e kryera në derbin kundër Zurich.

“Dëshiroj të përfitoj nga rasti për të kërkuar falje për faktin që nuk e kontrollova veten. Si një lojtar me përvojë dhe kapiteni i Baselit, unë duhet të jem modeli që duhet ndjekur, sidomos në momente të vështira. Për fat të keq nuk e shfaqa këtë në ndeshjen e mbrëmshme” – theksoi Xhaka.

Me karton të kuq u ndëshkua edhe një shqiptar tjetër, Mirlind Kryeziu. Ai ishte në stol por ka ndërhyrë në sherrin e krijuar për të mbrojtur bashkëlojtarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit