Tayna tërheq vëmendjen e Nicki Minaj, reperja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq

Tayna tërheq vëmendjen e Nicki Minaj, reperja…

Tayna është padyshim një ndër reperet më të suksesshme shqiptare.

Megjithëse ka pak kohë në tregun muzikor, ajo ka arritur të korrë një sukses të jashtëzakonshëm fama e së cilës ka tejkaluar kufijtë shqiptarë.

Tayna ka sjellë duete me artistë të huaj, ndërsa që pritet të sjellë një projekt me shqiptarin e famshëm në Gjermani, Azet.

Së fundmi, ajo ka tërhequr dhe vëmendjen e Nicki Minaj. Reperja me famë botërore ka pëlqyer dhe komentuar në një video, ku shihet Tayna duke interpretuar një këngë të saj.

Sigurisht, kjo nuk i ka shpëtuar Taynës e cila është ka reaguar e lumtur ndaj komentit, video të cilën e ka shpërndarë dhe në profilin e saj në rrjetet sociale. Kujtojmë që projekti më i fundit i reperes nga Kosova është bashkëpunimi me Ivorian Doll.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit