Të bllokuar në Kakavijë, emigrantët nisin pròtestèn!

Të bllokuar në Kakavijë, emigrantët nisin pròtestèn!

Tènsionohet situata në Kakavijë.

Emigrantët e bllokuar në pikën kufitare kanë bllokuar rrugën dhe kanë nisur pròtestèn, pas vendimit të polícisë greke për të mbyllur portën e kalimit nga toka neutral në tokën greke.

Disa prej polícève shqiptarë kanë tentuar të shpërndajnë qytetarët për të mos krijuar probleme dhe acarím me palën greke.

Mesditën e sotëm, polícia greke mbylli portën ku kalojnë qytetarët shqiptarë nga toka neutral në tokën greke. Sipas polícève, mbyllja po bëhet vetëm për të shmangur grumbullimin e qytetarëve në tokën greke, çka do të vështirësonte më shumë punën në sportelet e doganës greke.

Aktualisht raportohet se dogana shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa ajo greke me 3 sportele, ndaj krijohet grumbullim njerëzit që presin të lirohen sportelet greke.

Shkak për dyndjen e emigrantëve në pikën kufitare të Kakavijës është puna me orë të shkurtuara të doganës greke dhe vendimi i qeverisë greke për të vënë në karantinë të detyruar këdo që hyn pas datës 17 gusht në vend.

Sipas raportimeve në media, radha ka arritur gjatësinë e 25 kilometrave, deri në fshatin Grapsh.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit