Të bllokuar prej 14 orësh, nxirren shëndoshë e mirë të gjithë minatorët e Trepçës

Të bllokuar prej 14 orësh, nxirren shëndoshë…

Rreth 40 minatorët mbetën të bllokuar në Minierën e Trepçës mëngjesin e kësaj të hëne. Për afro 14 orë, minatorët qendruan të bllokuar në një thellësi prej 900 metrash, pa pasur mundësi dalje. Shpëtimi i tyre shëndoshë e mirë u krye me punë mekanike, pasi ashensorët lëvizës ishin dëmtuar.

“Që nga ora 3 e mëngjesit, minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontin e parë, për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor”, ka deklaruar Ibrahim Jonuzi Jonuzi, kreu i Sindikatës.

Përveç ankthit dhe frikës, minatorët nuk kishin shqetësime të tjera shëndetësore. Ata gëzonin shëndet të plotë dhe të palënduar nga ndonjë aksident i mundshëm.

Shkaqet e bllokimit të minatorëve duke u rrezikuar jetën, nuk janë bërë të dituara akoma. Përfaqësuesit e lartë të Trepçës nuk kanë dalë ende në komunikim për media, ndonëse ngjarja mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit