Të burgosurit e Drenovës letër Bardhit e Çuçit: Na përfshini në amnistinë penale

Të burgosurit e Drenovës letër Bardhit e…

Një grup të burgosurish që po vuajnë dënimin në Bugrun e Drenovës i kanë dërguar një kërkesë me shkrim kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe atij të Partisë Socialiste Bledi Çuçi.

Në kërkesën e tyre ata kanë parashtruar problemin sa i takon amnistisë penale, pasi janë të dënuar nga Gjykata Speciale Anti-kuorrupsion dhe sipas bisedimeve të deritanishme ky ligj nuk përfshinë këtë grup të dënuarish.

Të dënuarit kanë shkruar se janë të dënuar për ‘trafikim narkotikësh’, ‘kultivim të bimëve narkotike’, ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’ e ‘pastrim parash’, duke shtuar se nga amnista përfitojnë personat që janë të dënuar për vrasje, grabitje ose për të njëjtat vepra penale nga gjykata të tjera.

“Të nderuar zotërinj kryetarë, marrim shkas nga zhvillemt e fundit dhe diskutimet për draftin e Amnistisë Penale, i cili për ne është diskriminues me përjashtimin që na bëhet. Ligji është i barabartë për të gjithë, përjashtimi jonë është antikushtetues”, thuhet ndër të tjera në letrën e drejtuar Bardhit dhe Çuçit.

Ligji për amnistinë penale ende nuk ka kaluar në Kuvend, pasi palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Më parë edhe të burgosurit e Reçit kanë bërë një kërkesë të ngjashmë për përfshirjen në amnisti. Që amnistia të miratohet, duhet të marrë 84 vota në kuvend por mazhoranca nuk e plotëson këtë numër me deputetët që ka, prandaj duhet miratimi i opozitës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit