Të burgosurit në Peqin në grevë, refuzojnë ushqimin: Duam takime familjare

Të burgosurit në Peqin në grevë, refuzojnë…

150 të burgosurit në burgun e Peqinit, janë përfshirë në një grevë urie duke refuzuar ushqimin, me pretendimin se nuk u lejohen vizitat e familjarëve.

Kjo nuk është hera e parë që në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, të burgosurit të përfshihen në greve urie, situata këto të shkaktuara për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Të dënuarit kërkojnë vizita me të zgjeruara sic janë shoqëria e tyre apo familjarë më të largët, kjo ka bërë që ata të refuzojnë ushqimin prej dy ditësh tashme.

Një vit më parë, në Tetor të vitit 2020 të dënuarit në burgun e Peqinit u përfshinë në një tjetër protestë, protestë e cila u përshkallëzua edhe nga familjarët e tyre jashtë dyerve të këtij burgu. Në atë kohë të dënuarit kërkonin rishqyrtimin e dënimeve të dhëna nga Gjykata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit