Të burgosurve u ndalohen "takimet bashkëshortore", KLSH: Shkelje me pasoja

Të burgosurve u ndalohen “takimet bashkëshortore”, KLSH:…

Takimet e zgjatura me bashkëshortet ose bashkëjetueset është një kërkesë e vazhdueshme nga ana e përsonave që qendrojnë në paraburgim, deri në dhënien e vendimit të plotë. Nevoja e të paraburgosurve për të kaluar momente intime edhe brenda ambjenteve të tilla duket se është e madhe. Mirëpo Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve lejon takimet e zgjatura vetëm për personat e dënuar me formë të prerë nga Gjykata.

Duke pasur parasysh se një qytetar mund të qendrojë në paraburgim deri në 3 vite deri në zbardhjen e plotë të çështjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit e sheh si shkelje e të drejtave njerëzore mohimin e takimeve të zgjatura. Këto takime lejohen deri në 5 orë për të dënuarit e martuar ose bashkëjetues. E njëjta kërkesë është edhe nga të paraburgosurit që ende nuk e dinë nëse janë apo jo fajtor.

E drejta për takime të zgjatura duhet t’i mundësohet çdo personi të legjitimuar për përfitimin e kësaj të drejtë, pavarësisht faktit nëse është “i dënuar” apo “i paraburgosur”’. Këtyre personave u mohon një të drejtë esenciale personave të paraburgosur, në kuadër të ruajtjes së lidhjeve me familjen. Për individin, paraburgimi ka efekte të rënda psikologjike. Për rrjedhojë niveli i vetëvrasjeve midis të ndaluarve në paraburgim është disa herë më i lartë se të burgosurit e dënuar” – thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit