Të dënuarit bashkë me shefin e policisë i fusnin drogë në qeli dy të burgosurve

Të dënuarit bashkë me shefin e policisë…

Mariglen Kadiu me detyrë ish-shef i Policisë së Burgut në Peqin bashkë me të dënuar të tjerë Pëllumb Goxha dhe Hysni Rama bashkëpunonin për të futur drogë tek qelia e dy të dënuarve për vrasje, si Roland Milo që ka vrarë Sokol Ramën në 2019 dhe Blerim Eshja, i cili ka vrarë në 2012-ën Pëllumb Belegun dhe Mariglen Dushkun.

Sipas OraNeës Mariglen Kadiu, me detyrë -ish shefi Policisë në IEVP Peqin, aktualisht me detyrë shef policie në IEVP Drenovë, në kundërshtim me nenet 12, 16, 26 të ligjit nr 80/2020 “Për policinë e burgjeve”, ligjin nr 81/2020, si dhe VKM Nr 209 datë 06.04.2022, lejon mbajtjen e sendeve të ndaluara në regjimin e brendshëm dhe pasi merr dijeni për mbajtjen e tyre, në bashkëpunim me të dënuarin Pëllumb Goxha dhe Hysni Rama, ja vendosin lëndën narkotike në dhomë të dënuarit Blerim Eshja dhe Roland Milo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit