Të dënuarit për drogë i vidhet ‘Range Rover-i’, nga Astiri makina përfundon në Fushë-Krujë

Të dënuarit për drogë i vidhet ‘Range…

Makina e tipit ‘Range Rover’ ëshë vjedhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë. Dosja.al mëson se mjeti është gjetur 4 orë pasi rezultoi i vjedhur.

Makina u gjend në Fushë-Krujë. Ende nuk dihet se kush kanë qënë autorët e grabitjes së mjetit.

37-vjeçari me inicialet S.Xh, pronar i mjetit, i cili rezulton me precedent penal në fushën e drogës, sapo ka konstatuar se mjetin luksoz ia kishin marre ka njoftuar policinë. Pronari tha se mjeti i tij ishte i pajisur me GPS dhe kjo e ndihmoi policinë për ta gjurmuar.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit