Të dënuarit për hashash kërkojnë të përfshihen te amnistina penale, letër institucioneve

Të dënuarit për hashash kërkojnë të përfshihen…

Pas të burgosurve të Durrësit, një peticion është firmosur dhe nga një grup tjetër të burgosurish në burgun e sigurisë së lartë në Peqlin të cilët kërkojnë të përfshihen në amnistisë penale.

44 persona që vuajnë dënimin në këtë institucion kanë firmosur një kërkesë e tyre, duke pretenduar se po diskriminohen nga politikanët. Letrën të burgosurit ja kanë dërguar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryetarit të Opozitës Lulzim Basha.

Konkrretisht ata kanë kërkuar përfshirjen në projektligjin e amnistisë grupin e personave që janë hetuar nga SPAK dhe dënuar nga GjKKO për trafik të lëndëve narkotike, por kanë kryer pjesën më të madhe të dënimit. Dy javë më parë projektligji nuk kaloi në kuvend, pasi opozita e ka kundërshtuar amnistinë, me pretekstin se qeveria po tenton të amnistojë zyrtarët e shumë të korruptuar që janë dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Mirë po të burgosurit e Peqinit e konsiderojnë veten si të thjeshtë para zyrtarëve të korruptuar, dhe thonë se nuk mund të ‘digjen’ për shkak të tyre.

Ligji i Amnistisë Penale nuk është zbatuar prej disa vitesh, ndërsa sistemi i burgjeve është në kolaps për shkak të mbipopullimit. Pjesa më e madhe e të ndaluarve nga Policia ndodhen në sistemin e paraburgimit dhe nuk kanë marrë ende një denim të formës së prerë.

Lexo edhe: Amnistia penale, të burgosurit e Durrësit: Mos na mbani peng për pazare politike

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit