Të dënuarit shqiptarë në burgun italian përleshen me nigerianët dhe gardianët

Të dënuarit shqiptarë në burgun italian përleshen me…

Një sherr mes të burgosurve shqiptarë dhe nigerian dhe gardianëve është regjistruar në burgun e Sollicciano në Itali.

Nga konflikti mësohet se pesë oficerë burgu janë dëmtuar, dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin dhe janë shkatërruar 2 seksione të burgut.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në datën 9 shkurt, por është bërë publike në media në datën 10 shkurt.

Përplasja ndodhi gjatë vizitave mjekësore të të burgosurve, dhe policët e pranishëm arritën të parandalojnë agravimin e konfliktit.

Pas kësaj, shqiptarët janë kthyer në seksionin e tyre, ndërsa i burgosuri nigerian priste në seksionin e tij të burgut.

Kur ai mbërriti në seksionin e tij, u sulmua nga të burgosurit shqiptarë, por arriti të shpëtojë dhe të njoftojë të burgosurit e tjerë nigerian.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit