Të dhëna alarmante, dyfishohen abuzimet seksuale me fëmijët në 10 muajt e fundit në Shqipëri

Të dhëna alarmante, dyfishohen abuzimet seksuale me…

Të dhëna të frikshme dhe alarmante janë  bërë publike në media në bazë të një raporti i cili tregon se të paktën 11 fëmijë shqiptarë janë abuzuar apo ngacmuar seksualisht nga janari i këtij viti.

 “Janë 11 raste të raportuara nga fëmijët për abuzim apo ngacmim seksual nga periudha janar-tetor i këtij viti, ndërkohë që një vit më parë ishin vetëm 5. Janë kryesisht persona nga rreth i njohur familjar apo shoqëror. Të gjitha rastet i kemi referuar në prokurori”, thuhet në raport.

Shqetësuese është rritja e numrit të fëmijëve që po bien pre e bullizmit apo ngacmimeve pedofilike në internet.

“75 raste janë raportuar për abuzim dhe dhunë, ndërsa kemi vënë re se është shtuar numri i bullizmit online 241 raste, kjo edhe për shkak se tashmë fëmijët dhe të rriturit po kalojnë më shumë kohë në internet”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit