Të dhënat "dolën në pazar", dyshohet se databaza u nxorr nga burime të brendshme

Të dhënat “dolën në pazar”, dyshohet se…

Prokuroria ka nisur hetimet, teksa ka marrë në pyetje punonjës të tre institucioneve nga ku dyshohet se kanë dalë të dhënat personale të rreth 690 mijë qytetarëve shqiptarë. Pas IT-ve të ISKSH dhe nëpunësve të tij, Prokuroria do të ‘piketojë’ edhe punonjës të ISHSH dhe Drejtorisë së Tatimeve.  Mësohet se pista e hakerimit ka shumë pak gjasa që të ndodhë, ndërsa dyshohet se të dhënat mund të kenë rrjedhur nga një prej institucioneve që i janë sekuestruar serverët. Sipas prokurorisë, hakërrimi është i pamundur në këtë skandal , pasi nëse do të kishte ndodh të dhënat nuk do përfundonin ne duart e shumë personave. Po ashtu niveli i sigurisë ku ruhen këto të dhëna është i një sigurie të lartë, dhe i certifikuar nga Microsoft. Për të identifikuar autorin, mbetet gjurmimi i logimeve. Pista kryesore e skandalit është se të dhënat kanë dalë nga burime të brendshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit