Të dhënat e Censit nxjerrin zbuluar Veliajn: Gënjen për të justifikuar kullat

Të dhënat e Censit nxjerrin zbuluar Veliajn:…

Lejet e ndërtimit vitet e fundit kanë rezultuar të padobishme pasi referuar të dhënave nga Censi 2023, stoku i banesave është rritur me gati 75 mijë që nga regjistrimi i vitit 2011.

Edhe pse kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përpiqet t’i justifikojë lejet që jep me shtimin e popullsisë, të dhënat e censit tregojnë një realitet krejt ndryshe.

Sipas të dhënave, 14% e shtëpive në Tiranë janë bosh dhe se do të duheshin plot 45 vite, me ritmet aktuale të shtimit të popullsisë, që këto banesa të popullohen. Kjo do të thotë se për momentin Tirana nuk ka nevojë për asnjë ndërtim, sepse ka një stok banesash që nuk pritet të ezaurohet për disa dekada.

Ndërkohë që INSTAT ka përgënjeshtruar sërish Veliajn për shtimin e popullsisë pasi referuar statistikave, Tirana shtohet çdo vit vetëm me 3396 banorë dhe jo me 25,000, siç thotë ai.

Popullsia në qarkun e Tiranës: Në vitin 2011 janë 749 mijë, në vitin 2023 janë 758 mijë. Është rritur me 9148 banorë, ose 762 banorë në vit.

Popullsia në Bashkinë Tiranë: Në vitin 2011 ka qenë 557 mijë, ndërsa në 2023, 598 mijë. Pra rritje me 40 mijë për dhjetë vite, ose 3396 banorë në vit.

Ndërkohë që Veliaj i ka rritur shifrat me 750% pasi është 7.5 herë më e lartë sesa rritja reale e popullsisë.

Treguesit e lejeve të ndërtimit.

Sipërfaqje për rezidenca në rang Shqipërie, 12.3 milionë m2. Për Tiranën, 9.2 milionë m2. Sipërfaqja mesatare në Tiranë në vit, 766 m2. Pra 7666 apartamente në vit. Për qarkun Tiranë po ndërtohet 30 herë me shumë, ndërsa në Bashkinë Tiranë 6.7 herë më shumë banorë.

Shtëpitë e pabanuara në rang vendi janë 356 mijë, ndërsa në Tiranë 51 mijë. Pra 14% e shtëpive në Tiranë janë të pabanuara. Nëse popullsia ritet me këtë ritëm mesatar, për Bashkinë e Tiranës, duhen 45 vjet që këto shtëpi, pa ndërtuar asnjë m2 tjetër, të mbushen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit