Të dhënat e ‘Facebook’ u shitën online/ Si ta kuptoni nëse jeni ‘një prej viktimave’

Të dhënat e ‘Facebook’ u shitën online/…

Informacionet private të më shumë se 500 milionë përdoruesve të “Facebook”, janë në shitje nga hakerues të paidentifikuar.

Ka një mënyrë si mund ta kuptosh nëse llogaria jote është një prej tyre.

Një firme e sigurisë kibernetike izraelite “Hudson Rock”, e bën të thjeshtë kontrollimin duke futu e-mailin tuaj dhe duke iu njoftuar më pas nëse adresa juaj është midis atyre të vjedhura.

Çdo e dhënë personale është shitur për pak dollar, në atë që nga hakerat njihet si niveli i ulët i kaërimit, ndërsa deri më tani janë zbuluar shumë pak llogari të identifikuara sipas numrit të telefonit.

Vetë drejtuesit e “Facebook”, reaguan duke thënë se keto të dhëna të hakeruara ishin shumë të vjetra e të lidhura me një çështje që daton që prej gushtit të vitit 2019.

Megjithatë, nuk ka kthim mbrapa të të dhënave, pasi ato kanë mbetur në “dark web”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit